Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:00, në qytetin e Fushë-Krujës.
Dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të fshatit Borizanë, ku për pasojë ka humbur jetën një person ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Mjetet drejtohej nga 30-vjeçarja me inicialet M.K, e cila është përplasur me mjetin tjetër që drejtohej nga 50-vjeçari me inicialet I.S.
Me të udhëtonin dhe dy të afërme të tij, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë.
Viktima është nëna e drejtuesit të mjetit.
“Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, ka bërë me dije policia përmes një njoftimi.
Të plagosurit mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë, ndërkohë grupi hetimor ka njoftuar se ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të tjera të aksidentit