Youtube klan thumbnails 2 1024x576

Tymi toksik ka mbuluar Elbasanin mëngjesin e kësaj të mërkure, 2 korrik. Edhe pse zjarri është izoluar në fushën e mbetjeve, disa vatra që mbeten aktive.

Zjarrfikësit po përdorin edhe një taktikë tjetër me hedhjen e inerteve për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Puna e rreth 40 forcave zjarrfikëse po vijon prej 17 orësh, ndërsa aktualisht zjarri ka intensitet më të ulët. Gjatë natës, era ka favorizuar përhapjen e shtëllungave të tymit.

Ka edhe mjete të tonazhit të rëndë që po punojnë në brendësi të landfillit.

Kjo situatë përsëritet shpesh në qytetin e Elbasanit, duke u kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights