Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 8-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 23/39 | Diell |
Kukës | 18/36 | Diell pak re |
Lezhë | 24/38 | Diell |
Dibër | 17/35 | Diell pak re |
Durrës | 21/39 | Diell |
Tiranë | 24/39 | Diell |
Elbasan | 24/40 | Diell |
Berat | 20/41 | Diell |
Vlorë | 24/37 | Diell |
Korçë | 17/31 | Diell pak re |
Gjirokastër | 18/38 | Diell |
Sarandë | 22/35 | Diell |