if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Malltezi.mpg snapshot 00.01.181 1024x576

Jamarbër Malltezi, një prej të pandehurve të dosjes “Partizani” e konsideron gjykimin për këtë çështje një farsë.

“Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë”, tha Malltezi pas seancës së sotme, e cila u shty më 21 korrik.

Ai theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha u njoftua vetëm tre ditë para seancës, ndërkohë që policia e kishte në dorë njoftimin që dy javë para.

“Njoftimi për zotin Berisha ka ardhur të premten. Sipas kodit duhej të vinte para 10 ditësh. Që në këtë moment shikojmë që shteti bën farsa. Policia e kishte para 2 javësh. Kishte dy javë kohë që mund ta sillte, e ka sjellë tre ditë para”, tha Malltezi.

Malltezi theksoi se do të përballet me “Edi Ramën dhe falangën e tij”.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të ishte i pandehur për çështjen sepse ka shkaktuar dëm.

“Pra në gjithë këtë çështje, në rast se kemi një dëm në financat publike kemi një dëm 340 mijë euro në financat publike të cilat i ka paguar Bashkia e Tiranës nga shpërdorimi i detyrës së Edi Ramës”, tha Malltezi.

Kujtojmë se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e shtyu më 21 korrik dosjen për çështjen “Partizani”. Ndërsa më 7 korrik u shty seanca për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, ndaj Jamarbër Malltezit.

Sipas SPAK, Berisha dyshohet se ka favorizuar dhëndrin përmes vendimeve qeveritare në kohën kur ishte kryeministër. Malltezi akuzohet për përfitime të paligjshme në vlerën e 5.4 milionë eurove. Në këtë çështje përfshihen edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, si dhe tre kompani ndërtimi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights