Malaj 4

Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, ka qenë i pranishëm në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluar në Vareze të Italisë më 26-27 qershor.

Në këtë takim morrën pjesë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare të kësaj konstituence, si Italia, Shqipëria, Greqia, Portugalia, Malta, San Marino dhe Timori Lindor.

Diskutimet u përqëndruan tek zhvillimet më të fundit të FMN-së dhe BB-së, në kuadrin e Konstituencës dhe rritjes së bashkëpunumit midis vendeve anëtare. Theks të veçantë patën dhe zhvillimet e fundit gjeopolitike, sfidat që po kalojnë ekonomitë e vendeve të Europës, si dhe mënyrat për kapërcimin e tyre.

Gjatë takimit, ndër të tjera, ministri Malaj theksoi rëndësinë e vijimësisë së koordinimit midis vendeve dhe mbështetjes nëpërmjet këtyre dy institucioneve partnere.

“Ekonomia jonë ka vijuar të rritet me ritme relativisht të larta e të qëndrueshme. Në vitin 2024, Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti në rreth 25 miliardë euro, me një rritje reale prej 4%, ndërsa financat publike vijuan trajektoren e tyre konsoliduese, ku borxhi publik shënoi nivelin më të ulët prej 54% të PBB-së”, tha Malaj.

Mbledhja e Konstituencës ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvojat midis vendeve në përballimin e sfidave të ndryshme.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mbeten partnerë kyç në përparimin e agjendës së reformave për Shqipërinë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights