Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mblidhen të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar më 11 shkurt.

Meta tha për mediat se e gjithë bota duhet ta dijë se kush është kjo qeveri.

“Nuk ka maxhorancë, maxhoranca është një bandë. Të gjithë shqiptarët që i thonë vetes patriot, e kanë një detyrë që t’i japin fund këtij cirku të shëmtuar. Të gjithë një 11 shkurt, atje, të mbrojmë atdheun, familjen.

Boll më me skuthin 1 dhe skuthin 2. Ata e kanë vendin, atje ku e ka ai njeriu që përdornin ata. Siç e ka treguar vendi i vetë.

Ne duhet të jeni shumë herë më të shqetësuar se çfarë i ka bërë dhe po i bën ky interesave tonë kombëtare. Ndaj të gjithë në 11 shkurt atje, te Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Ta dëgjojë e gjithë bota”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights