Mazhroanca dhe opozita janë përfshirë në debate edhe në seancën e parafundit për këtë legjislaturw. “Molla e sherrit” ështw bërë çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Kryetari i PD, Sali Berisha, shprehet se PS nuk e pranon kandidaturën e opozitës, Besim Ndregjoni për shkak se është një i persekutuar dhe i burgosur politik në kohën e diktaturës.
Përgjigja Berishës i erdhi nga ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla dhe kryetari i Grupit parlamentar i PS, Niko Peleshi.
Një tjetër përplasje në këtë seancës ishte ajo mes kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali për shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura në Kuvend.
Kryeparlamentarja pati dhe një debat të fortë me kryedemokratin, i cili përsëri akuzoi PS se bashkëpunoi me krimin për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
Ministri Balla, teksa ironizoi qëndrimet e PD për zgjedhjet, tha se në muajin shtator kur të ngrihet komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore të adresohen të gjitha pretendimet opozitës.
Edhe për këtë çështje, Balla mori një përgjigje nga Berisha.
Kryetari i PD paralajëmroi se do të vijojë denoncimet për zgjedhjet dhe bashkëpunimin e PS me grupet kriminale për t’u treguar qytetarëve se zgjedhjet nuk u humbën nga opozita, por u vodhën nga mazhoranca.