Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/37 | Diell |
| Kukës | 19/37 | Diell pak re |
| Lezhë | 20/36 | Diell |
| Dibër | 19/36 | Diell pak re |
| Durrës | 19/35 | Diell |
| Tiranë | 23/38 | Diell |
| Elbasan | 23/38 | Diell pak re |
| Berat | 19/37 | Diell |
| Vlorë | 21/35 | Diell |
| Korçë | 19/33 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 16/38 | Diell |
| Sarandë | 21/35 | Diell |
