Një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë është konstatuar pa shenja jete mëngjesin e sotëm (25 Qershor).
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i dënuari është Allush Hysa 36 vjeç.
Allush Hysa ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23 Janar 2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, autoritetet e burgut njoftuan SHKBSB, Prokurorinë e Lezhës, komisariatin e policisë dhe familjarët e të ndjerit.