if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Ambulanca urgjenca

Një aksident është shënuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, rreth orës 10:30, kur një automjet ka përplasur dy monopatina, me të cilat po lëviznin tre të mitur.

Sipas njoftit të policisë, tre të miturit janë lënduar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, shtetasi E.K., 41 vjeç, i cili drejtonte automjetin, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, teksa theksojmë se monopatinat janë bërë kohët e fundit burim aksidentesh, qoftë nga pakujdësia e përdoruesve të këtyre mjeteve, apo dhe të drejtuesve të makinave.

“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit“, njofton policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights