Berisha 11 1024x677

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për media, nga ku dhe vijoi me denoncimet e tij e të forcës politike që ai përfaqëson lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Këto denoncime tashmë kanë rënë dhe në veshin e ndërkombëtarëve, teksa Berisha shprehet se beteja për votën e lirë po vijon në Strasburg, tek Asambleja Kombëtare të Këshillit të Evropës.

Berisha shprehet se para grupit parlamentar të PPE-së janë paraqitur provat e krimeve elektorale të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Këto prova, në formatet video, sipas Berishës, ishin shokuese për ndërkombëtarët.

“Java që kaloi, ishte një javë jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë front. Në një sintoni të plotë përfaqësuesit e PD-së në Komitetin e Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian, nënkryetarët e PD-së, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, kryetarja e Komisionit për Integrimin, Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, deputeti Korreshi, deputetja Zheni Gjergji, paraqitën në aulën e tempullit të demokracisë, të vërtetën e zgjedhjeve, të cilat siç i theksoi miku i shquar gjerman, ishin si zgjedhje në Zimbabve 30 vite më parë.

Mendoj se përfaqësuesit e PD-së me fjalët e tyre, me argumentet që paraqitën, dëshmuan se Edi Rama është një armik i vërtetë i lirive dhe të drejtave themelore të shqiptarëve, është një armik i rrezikshëm i vlerave themelore të individit dhe shoqërisë së lirë, vlera të cilat bashkojnë kombet e lira Europiane.

Sot beteja vazhdon po Strasburg.

Por kësaj radhe vazhdon në asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, sesionit të saj.
Dua të theksoj se si Parlamenti Europian ashtu dhe Këshilli Europës, patën si vëzhgues në këto zgjedhje, delegacionet më të mëdha që ata kanë dërguar ndonjëherë në Shqipëri.

Sot në Këshillin e Europës do të paraqitet nga kryetari i delegacionit të Këshillit Europës, që vëzhgoi zgjedhjet, raporti i parlamentarëve Europianë, anëtarë të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, Simone Billi.

Ky raport është diskutuar sot në grupet parlamentare dhe do të diskutohet në seancën plenare të kësaj asambleje, për të marrë formën përfundimtare”, tha ai.

Berisha shprehet se para grupit parlamentar të PPE-së janë paraqitur provat e krimeve elektorale të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Këto prova, në formatet video, sipas Berishës, ishin shokuese për ndërkombëtarët.

“Zonja Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes një video shokuese, shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabeve të 30 viteve më parë.

Edhe njëherë e them, pamjet e paraqitura në tempullin, në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ishin shokuese për audiencën.

Tani zhvillohet debati, në të cilat zgjedhjet janë, zgjedhje që nuk kanë të bëjnë me zgjedhje me standardet Europiane, siç konstaton vetë delegacioni dhe rreshton aty një listë të gjerë problemesh themelore, manipulimesh, mashtrimesh, blerje vote, por komentet dëshiroj ti bëj pasi raporti të miratohet në asamblenë parlamentare”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights