Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Këshilli i Legjislacionit hodhi sot poshtë kërkesën e 28 deputetëve të PD për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, deputetja e PD, Dhurata Cupi tha se në mbledhjen e sotme u lexuan raportet e hartuara nga palët.

Nga radhët e demokratëve, raporti nuk u lexua nga relatori Gazment Bardhi për shkak të përjashtimit nga komisioni i Etikës.

“Opozita depozitoi raportin por nuk ishte i pranishëm Bardhi për shkak të përjashtimit. Kërkuam të jetë i pranishëm por nuk u miratua.

Me votën e kartonit u vendos që mbledhjet të mos ishin live, dhe raporti të mos lexohet. Do ndjekim procedurat e mëtejshme u shpreh Cupi.

Demokratët kërkuan shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së parlamentit, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën e vendit.

Sipas tyre, Nikolla nuk ka ushtruar detyrën si kryetare e Kuvendit, duke mos respektuar kushtetutën, për t’i dhënë fjalën deputetëve të PD-së në seancën e fundit plenare ku diskutohej cështja McGonigal.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights