Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka folur për protestën që do të mbahet nesër në Tiranë.
Berisha tha se drejtori i AMP-së, Ard Veliu ka qenë një nga personat që ka takuar më shumë ish-zyrtarin e FBI, McGonigal, teksa ka shtuar se ky i fundit me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, ka bërë ‘gjah për disa prokurorë me qëllim që t’i nxjerrë nga sistemi’.
Nesër në orën 12:00, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita.
“Terrorizimi është kërcënim madhor për rendin e vendeve të lira. Ky i shpërbën ata. Rama po largon profesionistët. Largoi presonin që kishte rënë në gjurmët e McGonigal.
Ramësi jap një paralajmërim të fortë, se nëse shkel ligjin do ketë probleme të mëdha me opozitën.
Opozita kërkon që Shërbimi Informativ të qëndrojë ashtu siç e kërkon ligji. Kemi të bëjmë me institucione të inkriminuara.
Ardi Veliu një nga njerëzit që ka takuar më shpesh McGonigal. Kjo është shumë e sigurt. McGonigal me kërkesë të Ramës ka bërë gjah për prokurorë të caktuar që t’i nxjerrin nga sistemi.
Prokurorë që janë marrë me çështjen e Saimir Tahirit janë nxjerrë nga sistemi.
Ky u hiqej si njeriu që dinte gjithçka dhe që duhej marrë fjala e tij parasysh.
Deri këtu ka arritur degradimi nga Edi Rama”, tha Berisha.