Spiropali 5 1024x586

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Bruksel.

Teksa theksoi se Shqipëria mbështet aspiratën e çdo partneri të kualifikuar për t’u anëtarësuar në këtë aleancë, shtoi se në vendin tonë po forcohet gjithnjë e më shumë qëndrueshmëria institucionale.

“Po modernizojmë Forcat tona të Armatosura, duke përfshirë transformimin e bazës ajrore në Kuçovë. Sulmet kibernetike kërkojnë një përgjigje gjithëpërfshirëse. Ne në Shqipëri po forcojmë qëndrueshmërinë institucionale. Një demokraci rezistente është mbrojtja më e mirë nga sulmet nga jashtë.

Shqipëria mbështet zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe aspiratat e partnerëve të tjerë të kualifikuar që kërkojnë të anëtarësohen. Ne si ligjvënës kemi një përgjegjësi unike, jemi mbrojtësit demokratikë të zgjedhjeve, duhet të garantojmë që misioni i NATO-së të kuptohet dhe të mbështetet në vendet tona. Le të shkëmbejmë praktikat më të mira për luftimin e terrorizmit dhe fuqizimin e qytetarëve tanë. NATO duhet të mbetet e domosdoshme, Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj”, deklaroi ajo.

Njoftoi vendi ynë ka nderin të presë pas dy vitesh (2027) në Tiranë, samitin e parë të NATO-s në rajon. Edhe kryeministri Edi Ramae kishte paralajmëruar më herët këtë ngjarje me rëndësi.

Samiti i këtij viti i NATO-s mbahet në Hagë të Holandës, javën e ardhshme, ndërsa ai i vitit 2026 do të mbahet në Turqi.

Shqipëria është pjesë e NATO-s që nga viti 2009 dhe kjo do të jetë hera e parë që ajo mirëpret samitin e saj. NATO-ja e ka një bazë ajrore në Shqipëri, përkatësisht në Kuçovë, të vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo u përurua në mars 2024, pasi NATO-ja investoi afërsisht 50 milionë euro në të, ndërsa Qeveria shqiptare shpenzoi më shumë se 5 milionë euro.

Shqipëria është në bisedime me NATO-n edhe për ndërtimin e një baze detare në Porto Romano në bregdetin e Adriatikut.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights