Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, deklaroi se vendi i tij mbështet propozimin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që shtetet anëtare të shpenzojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.
Ai sqaroi se kjo shifër ndahet në dy pjesë:
- 3.5% për mbrojtje klasike: paga të ushtarëve, pajisje ushtarake, gatishmëri dhe ndihmë për Ukrainën.
- 1.5% për shpenzime të tjera të lidhura me mbrojtjen: mbrojtja e infrastrukturës kritike, kërcënime hibride si sulme kibernetike dhe dezinformimi.
Støre tha se Norvegjia aktualisht shpenzon 3.2% për mbrojtjen (duke përfshirë ndihmën për Ukrainën), ndërsa vlerësimet e NATO-s për vitin 2024 e vendosin këtë shifër në 2.2%.
Ai shtoi se ende po diskutohen detajet e këtij synimi, përfshirë edhe se kur duhet të arrihet ky nivel shpenzimesh, vendimi do të merret javën e ardhshme.
Në fund, Støre paralajmëroi se Norvegjia po përballet me situatën më serioze të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke përmendur edhe rreziqet e reja që vijnë nga kriza në Lindjen e Mesme.