Parlamenti europian 1024x643

Të martën, më 8 korrik, Parlamenti Evropian do të miratojë në seancën plenare projekt-rezolutën për Shqipërinë, ku bëhet thirrje institucioneve të përshpejtojnë reformat, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës.

Raporti për situatën në Shqipëri u miratua pak ditë më parë së bashku me amendamentet në Komisionin e Jashtëm.

Në tekstin përfundimtar, Parlamenti Evropian mirëpret forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai vë në dukje polarizimin e vazhdueshëm politik, i karakterizuar nga retorika konfrontuese, dhe bën thirrje për një dialog politik më konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri.

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 cilësohen si konkurruese, por zhvillohen në një mjedis shumë të polarizuar, me shqetësime për përdorimin e burimeve administrative.

Partive politike shqiptare u bëhet thirrje që të angazhohen për një reformë të re zgjedhore gjithëpërfshirëse.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights