Durresi

400 artistë nga Europa ndezën atmosferën e Durrësit me një festë traditash, në një nga skenat më mbresëlënëse të historisë.

Amfiteatri antik u kthye në një hapësirë ku u bashkuan ritmet, ngjyrat dhe energjia e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës dhe Valleve, organizuar nga World Festival Association.

Artistë nga vende të ndryshme si Ukraina, Polonia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Turqia dhe Serbia interpretuan këngë dhe valle popullore, duke përcjellë përmes artit shpirtin dhe traditat e vendeve të tyre.

Përmes muzikës dhe kostumeve tradicionale, pjesëmarrësit ndanë me publikun një mozaik emocionesh dhe ngjyrash, duke i dhënë jetë një hapësire me mijëra vjet histori.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights