Në skemën e ndihmës ekonomike pagesa me një antar të rritur përfiton 1800 lekë në muaj. Në bllok kjo shumë nuk duhet të kalojë 150% e pensionit social, sado antarë të ketë. Edhe pa e krahasuar me pensionin social shifrat e përfitimit janë më të ulta se 60 cent në ditë për person.
A mund të jetohet me 60 cent në ditë? Ka vend tjetër me mbrojtje sociale kaq të ulët? Ndërkohë që OKB bën ḉmos që vendet e varfëra afrikane të dalin nga varfëria duke kaluar kufirin e varfërisë prej dy dollarë në ditë, tek ne ka ende persona nën këtë vlerë edhe pse së shpejti duam të hymë në Europë.

Para se të themi, se sa e nevojshme është që pensioni social të barazohet me minimumin jetik, së pari duhet të bëhet lidhja e të gjitha pagesave të tjera, që jepen nga shteti për personat joaktivë për punë me pensionin social. Pagesat për personat me aftësi ndryshe, ndihmat ekonomike dhe personave të tjerë brenda kësaj skeme, pagesat për pensione suplementare, pagesat për jetimët, grate me shumë fëmijë, ato në proces divorci etj. Lidhja me përqindje të caktuara me pensionin social, do të bënte që çdo lëvizje e masës së pensionit social, indeksim apo kompesime të tjera do të ndikonin edhe në pagesat e tjera. Kjo lidhje do të stabilizonte gjithë skemën e mbrojtjes sociale duke e varur nga minimumi jetik si domosdoshmëri mbi të drejtat themelore të njeriut. E drejta për jetën sanksionuar nga Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenet e OKB-së mbi të drejtat themelore të njeriut, dhe organizma të tjera europiane e botërore.
Pensioni social është një pagesë e përmuajshme, që u jepet personave mbi 70 vjet që nuk kanë arritur të kenë pension nga sigurimet shoqërore, për shkak se nuk kanë patur vitet e mjaftueshme sipas ligjit të Sigurimit Shoqëror Shtetëror. Kjo shumë është përcaktuar si e tillë që i duhet një njeriu për të blerë ushqimet bazike, siḉ quhet ndryshe shporta dhe shërbimet bazë e cila duhet të indeksohet ḉdo vit kundrejt inflacionit. Kjo shumë vlen edhe si bazë për llogaritjen e pensioneve të pleqërisë e të invaliditetit, që kanë vite pune të mjaftueshme për të dalë në pension. Në këtë kontekst, ky pension me përafërsi i përngjet minimumit jetik, që qeveritë kanë nguruar ta vendosin me ligj në vite. Meqënëse pensioni social është përcaktuar si i tillë për personat që kanë arritur moshën e pensionit, por që nuk përfitojnë pension, atëhere kjo presupozohet që të jetë me përafërsi sa minimumi jetik që përcaktohet edhe nga organizma të tjera në Europë ku duam të aderojmë në të ardhmen, por dhe më gjërë.
Hapi i parë për të lidhur pagesa të tjera me pensionin social është bërë, pasi me një vendim qeverie, botuar në fletoren zyrtare të datës 6 Qershor 2019, është përcaktuar se pagesa bazë e aftësisë së kufizuar të jetë sa 150% e pensionit social. Kjo është e ulët, por gjithsesi më mirë se më parë, që shpesh caktoheshin vlera të ndryshme pa ndonjë kriter të caktuar nga qeveritë e radhës. Megjithëse qeveria e ka nxjerrë vetë këtë vendim, por nuk e ka zbatuar ndër vite, kur ka bërë indeksimin e pensionit social nuk ka indeksuar pagesat e aftësisë së kufizuar me të njëjtën vlerë. Më konkretisht sot pagesa e aftësisë së kufizuar është 12600 lekë, ndërsa pensioni social 9710 lekë. Sipas asaj vkm-je pagesa bazë e personave me aftësi ndryshe duhet të ishte14565 leke, por aktualisht marrim 1965 lek më pak. Kjo diferencë shkon zinxhir tek të gjitha grupet e tjera me e pa status, apo dhe ndarjes në katër grupe të paaftësisë. Diferenca prej 1965 lek është mjaft e konsiderueshme në buxhetin e çdo personi, për më tepër është diferencë e këputur nga ajo VKM si detyrim, ndaj duhet të korigjohet në të ardhmen. Por deri tani nuk ka ndonjë presion nga shoqatat, ndaj dhe qeveria nuk bën korigjimin e duhur. Unë nuk do besoja se qeveria e ka bërë këtë për mungesë fondesh, ndoshta mund të mos jenë treguar të vëmëndshme drejtoritë përkatëse. Dhe sikur të ishte e tillë, pse vetëm për personat me aftësi ndryshe, kur mund të shpërndahej pesha tek të gjithë përfituesit nga shteti. Për më tepër që kjo pagesë është mjaftë e ulët dhe diferenca e munguar ze përqindje të konsiderueshme në pagesë.
Pensioni social është një pagesë e përmuajshme, që u jepet personave mbi 70 vjet që nuk kanë arritur të kenë pension nga sigurimet shoqërore, për shkak se nuk kanë patur vitet e mjaftueshme sipas ligjit të Sigurimit Shoqëror Shtetëror. Kjo shumë është përcaktuar si e tillë që i duhet një njeriu për të blerë ushqimet bazike, siḉ quhet ndryshe shporta dhe shërbimet bazë e cila duhet të indeksohet ḉdo vit kundrejt inflacionit. Kjo shumë vlen edhe si bazë për llogaritjen e pensioneve të pleqërisë e të invaliditetit, që kanë vite pune të mjaftueshme për të dalë në pension.

Ndihma ekonomike duhet të lidhet me pensionin social?
Le të shohim si janë vlerat e pagesës deri tani të ndihmës ekonomike.
Në skemën e ndihmës ekonomike pagesa me një antar të rritur përfiton 1800 lekë në muaj, me dy antarë të rritur 3060 lekë, me tre antarë të rritur 4320 lekë, me katër antarë të rritur, 5580 lekë, një i rritur dhe një fëmijë 2700 lekë, deri tek dy të rritur e tre fëmijë 5760 lekë. Në bllok kjo shumë nuk duhet të kalojë 150% e pensionit social, sado antarë të ketë. Pra siḉ shihet një familje me një të rritur merr afërsisht 20% e pensionit social, ndërsa një fëmijë 10% të këtij pensioni. Për familjen me 5 antarë kjo shumë është vetëm 12% për çdo person. Edhe pa e krahasuar me pensionin social shifrat e përfitimit janë më të ulta se 60 cent në ditë për person. A mund të jetohet me 60 cent në ditë? Ka vend tjetër me mbrojtje sociale kaq të ulët? Ndërkohë që OKB bën ḉmos që vendet e varfëra afrikane të dalin nga varfëria duke kaluar kufirin e varfërisë prej dy dollarë në ditë, tek ne ka ende persona nën këtë vlerë edhe pse së shpejti duam të hymë në Europë.
Edhe pse është kaq e ulët ndihma ekonomike askush nuk e ngre si problem në shtyp pa lere pastaj në ndonjë lloj protestimi tjetër. Duket se janë pajtuar me gjëndjen. Ndoshta se disa mund të kenë edhe pëfitime të tjera të paligjshme, por kjo bën që t’a vuajnë vërtet ata që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Një person e ka të vështirë të jetojë me pensionin social dhe jo më me 12% të këtij pensioni.
Duke parë shifrat e frikshme më lart, duhet kaluar në llogaritjen e të ardhurave për person të ndihmës ekonomike ashtu siḉ dhe e kanë vendet e Bashkimit Europian. Unë nuk po them se ndihma ekonomike për person duhet të jetë menjëherë sa pensioni social për familjen me një antar, por të krijohet një lloj lidhje që kur të bëhet indeksimi i përvitshëm të përfitojnë edhe ata me ndihmë ekonomike. Se shifra 18 euro, apo1800 lek në muaj, ka qënë e stampuar që para 12 vjetësh, atëhere përfaqësonte tjetër vlerë, ndërsa sot ajo përfaqëson 20% të pensionit social. Sikur të kish qënë e lidhur me pensionin social që para 10 vitesh, sot do ishte një shifër e përmirësuar e ndihmës ekonomike me 42% më shumë, aqsa është rritur pensioni social. Pra për familjen me një antar nga 1800 lekë do ishte 2500 lekë, për familjen me dy antarë nga 3060 lekë në 4345 lek, dhe për familjen me pesë antarë dy prindër e tre fëmijë nga 5760, në 8180 lekë. Edhe nëse vendoset sot, me një përqindje të caktuar me pensionin social, pas pesë vjetësh do të ndryshojë e gjithë ndihma ekonomike. Sikur sot le të themi që pagesa për një person me ndihmë ekonomike të jetë 30% e pensionit social për personat mbi 18 vjet, pra nga 1800 në 3000 lekë, gjë që nuk është rritje e madhe, dhe fëmijën 15%, familja me pesë antarë dy të rritur e tre fëmijë do të shkonte në 105% e pensionit social ose 10100 lekë në muaj nga 5760 lekë që është sot. Pra vetëm kaq pak rritje do ndodhë ndryshim i madh. Natyrisht duke u zhveshur skema nga pagesa të tjera shtesë dhe duke forcuar zbatimin rigoroz, për të mos u ngarkuar me personat që përfitojnë padrejtësisht.
Pagesa të tjera.
Brenda familjeve me ndihmë ekonomike ka dhe kategori të tjera personash që paguhen me vlera të caktuara, si gratë e trafikuara por që nuk jetojnë në rezidenca, jetimët, grate e dhunuara, ato në proces divorci, prindërit e fëmijve trenjake e më tepër, fëmijët që vazhdojnë shkollat e të tjera pagesa, që nuk janë në marrëdhenje pune për arsye të ndryshme. Një pjesë e tyre marrin edhe më pak se 30% e pensionit social. Për ḉdo person, që nuk ka dalë në pension, e nuk ka të ardhura të mjaftueshme për jetesë, shteti është i detyruar t’i paguajë një shumë të caktuar për të jetuar. Nëse një person përfiton pension të veḉantë, referencë është marrë pensioni social, që është 10 fishi i saj. Pse të mos jetë edhe për ish ushtarakët, ish policët kur nuk kanë mbushur moshën e pensionit e kanë dalë në lirim, për fëmijët e ish-ushtarakëve kur bie në krye të detyrës etj, por në çdo rast me përqindje të arsyeshme me pensionin social. Natyrisht duke përcaktuar raporte përkatëse me pensionin social për çdo grup përfitues.
Meqënëse deri tani nuk kemi të përcaktuar një minimum jetik mbi baza shkencore dhe me metodikën e vendeve të Bashkimit Europian, kjo pasi qeveria do t’i hapte punë vetes për indikatorët e tjerë. Njëra nga partitë e opozitës, më konkretisht Partia Demokratike vuri si objektiv, nëse vinte në pushtet do caktonte minimumin jetik 200 euro brenda 100 ditëve të para. Edhe pse jo e duhura, por gjithsesi do të shënonte një rrugë të re e të qëndrueshme në vite, por me kosto jo të vogla për zbatimin në një kohë të shkurtër. Partia në pushtet edhe pse nuk e ka premtuar nocionin e minimumit jetik, por e ka marrë këtë shumë si të mirëqënë që përpara zgjedhjeve duke bërë diferencimin në dhëninen e bonusit për vitin e Ri dhe bonusin e pranverës. Edhe ajo u detyrua ta pranojë këtë shifër si minimum jetik, duke premtuar që pensioni social sot rreth 100 euro, në vitin 2030 të shkojë në 200 euro. Është e papranueshme që një person me ndihmë ekonomike merr 8-10% e fëmija 4-5% të asaj shume.
Meqënëse partia në pushtet i fitoi zgjedhjet, kjo do të thotë që do të implementojë premtimet e saj në katër vitet e ardhëshme. Një nga këto premtime është dhe pensioni social, i cili në 2030 do të shkojë në 200 euro, duke e bërë faktik se ky do jetë minimumi jetik në fund të mandatit. Edhe pse së fundi ka miratuar, “Dokumentin politik mbi moshimin dhe planin e zbatimit për vitet 2025 -2030”, ende nuk është e qartë se çfarë të ardhura do kenë pensionistët, dhe kur do marri formë zbatimi i tij? Për më tepër që aty flitet vetëm për personat mbi 60 vjeç dhe jo për kadegoritë e tjera sociale. Prandaj del e domosdoshme që ky pension të merret si bazë edhe për pagesat e tjera të personave joaktivë për punë, që paguhen nga shteti, në raporte të pranueshme. Kështu do të stabilizohej çdo pagesë sociale duke u ardhur në ndihmë çdo personi në nevojë. Kur bëhet rritja, kompesimi, apo çdo pagesë tjetër mbi pensionin social që në të vërtetë do vetë marri emrin minimum jetik, do të zbatohej për çdo pagesë tjetër lidhur me këtë pension. Duke qënë se kjo parti pretendon se zbaton një program të majtë, këto reforma duhet të ishin zbatuar më parë, por gjithsesi më mirë vonë se kurrë. Le të shohim në vazhdim se sa e si qeveria aktuale do të zbatojë premtimet e saj elektorale!