Sddefault

Një sasi e konsiderueshme armësh zjarri dhe municionesh është zbuluar nga Policia e Vlorës në një ndërtesë të vjetër dhe të pabanuar në lagjen “Hajro Çakërri”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një kontrolli të ushtruar në katin e dytë të ndërtesës, efektivët zbuluan të fshehura pas një muri dy armë automatike, 12 granata difensive, 14 ndezës granatash dhe mbi 2200 fishekë luftarak.

Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si pjesë e masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

2 armë zjarri automatike;

12 granata difensive (pa ndezës);

14 ndezës granatash, të mbështjellë me letër;

Rreth 2200 fishekë luftarak.

Armët dhe municioni i sekuestruar do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim, me qëllim përcaktimin nëse janë përdorur më parë në ngjarje kriminale.

Nga verifikimet e kryera, u konstatua se ndërtesa ku u gjet arsenali është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në të njëjtën lagje. Për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën dhe qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali armësh.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights