Shtyhet sërish gjyqi për dosjen “Babalja” në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ka shtyrë për në 7 mars në orën 09:30 seancën për deputetin e PD, Ervin Salianji, për dosjen “Babalja”.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji nuk është paraqitur në seancë dhe as avokati i tij, Ledio Braho.

Përmes një shkrese avokati Braho kërkonte shtyrje, pasi nën funksionin e anëtarit të KAS në KQZ, ishte pjesëmarrës në një aktivitet ne Llakatund e Novoselë në Vlorë.

Sipas tij, aktiviteti me temë “Me romët, për romët” organizohej nga ambasada britanike në Shqipëri.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights