640 0 1738334006xveliaj burgu 321

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn.

Avokatët kërkuan ndryshimin e masës në seancën që u zhvillua sot në lidhje me informacionin dymujor të hetimeve mbi çështjen ndaj tij. Mbrojtja ofroi edhe garanci pasurore, por kërkesa nuk u pranua.

Sot ishte prokurori Olsi Dado, i cili i shpjegoi gjykatës se cilat janë veprimet e reja hetimore që ka kryer organi i akuzës gjatë kësaj periudhe kohore.

Ndër to ka renditur si provë të re apartamentin për të cilin sot u la në fuqi sekuestrimi nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Në sallë në këtë rast nuk ishte i pranishëm vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, por përfaqësohej nga avokatët e tij. I pranishëm në sallë ishte edhe biznesmeni Elman Abule, i cili u la në arrest shtëpie.

Kryetari i Bashkisë po hetohet për dyshime mbi konsumimin e veprës penale të korrupsionit pasiv në të paktën 9 raste, ndërsa së fundmi atij iu shtua edhe akuza për fshehje pasurie.

Ai u prangos më 10 shkurt me urdhër gjykate, ndërsa ka kundërshtuar disa herë publikisht akuzat. Pas komunikimit të masës, Veliaj mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights