Shërbimi Meteirologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/33 | Diell |
| Kukës | 17/30 | Diell |
| Lezhë | 20/33 | Diell |
| Dibër | 17/29 | Diell |
| Durrës | 20/33 | Diell |
| Tiranë | 22/33 | Diell |
| Elbasan | 21/33 | Diell pak re |
| Berat | 19/34 | Diell |
| Vlorë | 21/33 | Diell |
| Korçë | 16/29 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 16/33 | Diell |
| Sarandë | 20/33 | Diell |
