2 7

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi disa video të shtunën e 14 Qershorit për të denoncuar atë që ai e konsideron “farsë elektorale të 11 majit”.

“Janë zbulime që janë bërë nëpërmjet regjistrimeve të kamerave në qendrat e votimit”, tha Berisha sipas të cilit ato faktojnë paligjshmërinë e plotë të procesit zgjedhor.

“Siç e shihni kreu i organizatës kriminale Edi Rama nuk u mjaftua me të gjitha aktet antikushtetuese që ndërmori para ditës së votimit, por edhe ditën e votimit, ai organizoi një farsë të turpshme fiktive kriminale”, tha Berisha.

Partia Demokratike publikoi videon e një komisioneri, ku denoncon se ai ka nxjerrë nga kutia votën e qytetarit. Komisioneri e shoqëron në “dhomën e errët” pasi, sipas Berishës, ai duhet të sigurohet për votën e tij.

“Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër vote se ky”, komentoi Berisha.

Në një pamje tjetër shfaqen problemet në të njëjtën qendër votimi ku merren fletët e votimit pa kartë identiteti.

Po ashtu PD pretendon se ka raste ku një person që ka hedhur dy fletë votimi.

“Ky me dy është lule, por ka me katër”, tha Berisha.

Në videon e tretë, Berisha denoncoi atë që e quan “treni bullgar”.

“Bën sikur e fsheh dhe e nxjerr përsëri jashtë”, tha Berisha, duke iu referuar qytetarit që ka marrë jashtë qendrës fletën e votimit.

Në një video tjetër, Berisha denoncoi një qendër votimi duke pretenduar se “janë sjellë fletë nga jashtë”.

Berisha hodhi akuza mbi kryeministrin Edi Rama duke e quajtur “armik i pluralizmit politik”.

I pyetur nga gazetarët, Berisha theksoi se qëllimi i PD-së me denoncimet është t’u faktojë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve farsën e 11 majit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights