Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një deklaratë për mediet se protesta e thirrur pasditen e sotme përpara Kuvendit shënon vazhdimin e revolucionit demokratik.
“Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste, kriminale, të turpshme.
Duhet të bashkojmë forcat tona për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë”, theksoi Berisha.
Berisha u shpreh se “parlamenti nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë agjendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal.
Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali.
Kjo dosje është historiku i korruptimit të kryezbuluesit të FBI, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare”.

