Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sot u mblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Këshilli shqyrtoi vendimin nr. 46, datë 10.01.2023, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, qarku Vlorë, Gëzim Nuri Ademaj”, pas dorëheqjes së deputetit Fation Veizaj.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin verifikoi mandatin e kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, qarku Vlorë, Gëzim Nuri Ademaj.
Në fund të mbledhjes, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ftoi Gëzim Ademajn të bëjë betimin në seancën plenare të ditës së sotme.

