Indi

Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, në Indinë perëndimore, raporton BBC. Bëhet e ditur se avioni po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mësohet se avioni mbante më shumë se 200 pasagjerë. Ndërkohë sipas raportimeve avioni është rrëzuar në një zonë të banuar vetëm pesë minuta pasi ishte ngritur nga pista, teksa nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar

Siç shihet edhe nga pamjet e shpërndara në rrjete sociale, tymi i zi ka mbuluar vendin, ndërsa menjëherë ekipet e emergjencës janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve.

Ndërkohë në një deklaratë të postuar në “X”, kryetari i Air India, Natarajan Chandrasekaran, ka konfirmuar aksidentin e fluturimit 171 të Air India që operonte Ahmedabad London Gatwick.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje shkatërruese. Në këtë moment, fokusi ynë kryesor është mbështetja e të gjithë personave të prekur dhe familjeve të tyre. Po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar ekipet e reagimit ndaj emergjencave në vendngjarje dhe për të ofruar gjithë mbështetjen dhe kujdesin e nevojshëm për të prekurit”, shprehet ai.

Nga raportimet e deritanishme, nuk bëhet i ditur shkaku i kësaj ngjarje tragjike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights