457eb34a 77bb 448d a334 959a36f1bf97 sd

Forcat ruse kanë sulmuar gjatë natës qytetin e Kharkivit në Ukrainë.

Për pasojë kanë humbur jetën 6 persona dhe janë plagosur 21 të tjerë. Në mesin e të plagosurve është një foshnjë një muaj e gjysmë dhe një vajzë e mitur.

Kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov tha se gjatë natës Rusia lëshoi ​​48 dronë, si dhe dy raketa dhe katër bomba rrëshqitëse drejt qytetit.

Sulmet e natës në Kharkiv vijnë pas një sulmi ajror rus në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën një natë më parë, i cili vrau gjashtë persona dhe plagosi 80 të tjerë.

Rusia pretendoi se në sulm ishin shënjestruar vende ushtarake, të cilat sipas saj ishin në përgjigje të “akteve terroriste nga regjimi i Kievit”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights