Sali berisha nga selia e pd 1024x682

Në një konferencë shtypi nga selia e Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi një sukses vizitën e tij në Bruksel, ku siç tha, si asnjëherë më parë ndodhi një paradoks.

Ky paradoks, sipas Berishës, ndodhi me mediat shqiptare, që pasqyruan me artikuj lajmet që vinin nga Brukseli për shkak të vizitës së kryedemokratit.

Sali Berisha denoncoi në Bruksel atë që ai e quan farsë elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit, e që sipas tij, Parlamenti Europian e demaskoi dhe nxorri lidhjet e qeverisë me krimin.

Paradoksi më i madh në fushën mediatike, ka ndodhur në Shqipëri, pasi vizita e kryetarit të PD në Bruksel, krijoi lajme, editoriale, artikuj, 34% më shumë në Shqipëri se sa samiti i Bashkimit Politik Europian. Mendoj se rrallë ndonjëherë, PD ka kapur një apogje të tillë dhe kjo dëshmon se sa i rëndësishëm, çfarë fuqie ka misioni i saj për mbrojtjen e votës së lirë të shqiptarëve.

Keni parë se si një suitë e tërë mjeranësh të kapur kokë e xhep nga krimi i narkoshtetit, lebetiteshin në mediat e tyre, portalet, televizionet dhe mediat sociale. Që të gjithë për një arsye të vetme; në Bruksel morën një plagë të pashërimtë. Mori plagë pa shërim farsa e tyre elektorale, morën demaskim ekzemplar, lidhjet me botën e krimit, kartelet dhe organizatat më të rrezikshme kriminale, mori një demaskim edhe njëherë farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj“.

Sali Berisha denoncoi sërish me emra, sipas tij, lidhjet e aktorëve politikë me personazhe të botës së krimit.

I them çdo shqiptari, se aty me sensin e madh të përgjegjësisë ndaj çdo qytetari që beson te vota e lirë, në sensin më të madh të kësaj përgjegjësie, ne mbrojtëm interesat më jetike të votës së lirë, të dinjitetit të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ishin ditë që u ngecën në fyt farsën dhe lidhjet me krimin Edi Ramës, Pëllumbesha Gjokës, Taulant Bego yarisit, Ergys Agasit dhe eksponentëve të tjerë madhorë në qeveri, përfaqësuesve të tyre në Parlament, Sara Miles, Dyrmishit, Arkend Ballës e shumë të tjerëve“.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi gjithashtu se Brukseli i dha një shuplakë qeverisë për abuzimin me rezervat shtetërore. Sipas Berishës, rotacioni politik në Shqipëri pengohet nga krimi.

Ishin ditë që i dha një rrjedhë të re shpresës dhe besimit se shqiptarët do votojnë të lirë si kombe të tjera.

Në Bruksel u theksua abuzimi me rezervat shtetërore, kërcënimi i zgjedhësve dhe administratës publike. U theksua se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit.

Për këtë vizitë, ata, me atë që morën, e meritonin, humbën çdo arsye e çdo logjikë“.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights