Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit që është këtë të premte.
Ai uron për sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë.
“Të nderuar motra dhe vëllezër, me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, dua t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për shëndet, paqe dhe mëshirë në familjet tuaja. Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Le të jetë kjo festë një mundësi për të thelluar lidhjen tonë me Krijuesin, për të forcuar lidhjet dhe për të ndarë me ata që kanë më pak. Mos të harrojmë të varfërit, fqinjët dhe të afërmit. Siç na mëson dita profetike sepse vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë”, shprehet kreu i KSMH, Bujar Spahiu.