Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 DURRËS- Një 37-vjeçar nga Durrësi u arrestua dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë, pasi nga kontrollet e ushtruara, u gjet një sasi kanabis e fshehur në makinën me të cilën udhëtonin.

Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi A. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë: 

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një 37-vjeçar që kishte fshehur kanabis në automjetin që drejtonte. Procedohet penalisht dhe pasagjeri në automjet.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shtetasin italian M. R., 30 vjeç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin M. R., kanë gjetur të fshehur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights