Donald trump 2
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka konsideruar Vatikanin vendin më të mirë që Rusia dhe Ukraina të zhvillonin bisedime për armëpushim, duke thënë se kjo do t’i shtonte rëndësi procedurave të mëtejshme. “Mendoj se do të ishte shumë mirë ta kishim në Vatikan dhe ndoshta do të kishte një rëndësi shtesë. Kjo mund të lehtësonte disi zemërimin mes palëve. Pra, mbajtja e bisedimeve në Vatikan, në Romë, do të ishte një ide shumë e shkëlqyer”, tha Presidenti Donald Trump. Trump , duke përshkruar telefonatën e tij me Presidentin rus Vladimir Putin, tha se ai i tha: “Kur do ta përfundojmë këtë, Vladimir?”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, shprehu besim se si Presidenti rus Vladimir Putin ashtu edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë të prirur drejt zgjidhjes së konfliktit dhe vuri në dukje se Putinit duke iu referuar edhe telefonatës “i ka ardhur në majë të hundës”. “Unë besoj se Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta bëjë këtë. Tani, nëse do të mendoja se Putini nuk donte, kjo është ajo që bëj, e gjithë jeta ime është si marrëveshje. Një marrëveshje e madhe”, shtoi më tej Trump. Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump  e cilësoi çështjen e financimit të Ukrainës një çështje që i përket Europës. “Është një ego shumë, shumë e madhe mes palëve. Nëse nuk ndodh asgjë, unë thjesht do të tërhiqem dhe ata do të duhet të vazhdojnë. Përsëri, kjo është një çështje evropiane. Administrata e kaluar ndjeu se ne duhet të ishim të përfshirë, u përfshimë shumë më tepër sesa Evropa për sa i përket parave ndaj Ukrainës”, u shpreh Presidenti i SHBA. Gjatë bisedës telefonike,  Presidenti rus Vladimir Putin  refuzoi të ofrojë një afat kohor për bisedimet e paqes, pavarësisht se Donald Trump tha se negociatat midis Kievit dhe Moskës do të fillonin “menjëherë”. Procesi që të dy vendet të zhvillojnë një tekst të unifikuar të një memorandumi paqeje dhe armëpushimi do të jetë kompleks, sipas Kremlinit. Presidenti Volodymyr Zelenskiy nga ana tjetër u shpreh se Kievi dhe partnerët e tij po shqyrtonin organizimin e një takimi të nivelit të lartë midis Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë, si pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë. Duke folur me gazetarët në Kiev pas dy telefonatave me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump , udhëheqësi ukrainas tha se shpresonte që takimi të ndodhte sa më shpejt të ishte e mundur dhe se ai mund të organizohej nga Turqia, Vatikani ose Zvicra. Udhëheqësit evropianë dhe Ukraina i kanë kërkuar Rusisë që të bjerë dakord për një armëpushim menjëherë dhe Trump është përqendruar që Putin të angazhohet për një armëpushim 30-ditor por kreu i Kremlinit i ka rezistuar kësaj, duke këmbëngulur që së pari të përmbushen kushtet.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights