12 ditë pas vdekjes së 22 vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko policia Tiranës ka shoqëruar shoferin e kazinos ku e reja punonte.

32-vjeçari, Rodi Braçi është rrithirur në polici për të dhënë sërish deklarimet e tij lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në gusht të 2022, ku 22-vjeçarja u gjet e dhunuar, çka e detyroi atë të futej në koma për 6 muaj deri sa gjeti vdekjen.

Braçi dyshohet të jetë kontakti i fundit që keniania Joy ka patur mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, pasi e ka lënë atë në hostelin ku strehoheshin edhe punonjëset e tjera me nënshtetësi të huaj që punonin pranë kazinos.

Në deklarimet e tij fill pas ngjarjes, shoferi ka mohuar të ketë patur konflikte mes tij dhe 22-vjeçares së ndier. Të njëtjin qëndrim mësohet të ketë mbajtur edhe këtë të shtunë përpara grupit hetimor.

Deri në këtë fazë të hetimit Prokuroria e Tiranës nuk ka arritur ende të krijojë një tablo të qartë të ngjarjes së rëndë. Burime bëjnë me dije se më herët është kërkuar nga organi akuzës analizimi i disa mbetjeve në trupin e kenianes, si dhe të disa sendeve të gjetura në dhomën e hostelit.

Grupi i hetimit mësohet se ka hasur vështirësi në hapjen e telefonit që përdorte, 22- vjeçarja Joy Ayoko, të dhënat e të cilit konsiderohen me tepër vlerë për policinë dhe prokurorinë për të parë kontaktet dhe komunikimet e fundit të shtetases keniane përpara ngjarjes së rëndë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights