Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mesditës e pasdite përgjatë Ulësirës Perëndimore në relievet malore të saj reshjet priten të jenë hera- here me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra e lokalisht breshër.
Nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e reshjeve. Era do të fryrë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/22 | Diell re shi |
| Kukës | 11/20 | Diell re shi |
| Lezhë | 17/21 | Diell re shi |
| Dibër | 11/21 | Diell re shi |
| Durrës | 14/22 | Diell re shi |
| Tiranë | 17/22 | Diell re shi |
| Elbasan | 13/22 | Diell re shi |
| Berat | 15/22 | Diell re shi |
| Vlorë | 15/20 | Diell re shi |
| Korçë | 10/16 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 12/21 | Diell re shi |
| Sarandë | 14/22 | Diell re shi |
