Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, në nderim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të udhëhequr nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ata vendosën kurora lulesh të freskëta në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sot është dita e dytë e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë ditës homazhe bën edhe krerët opozitarë në Kosovë dhe qytetarë të shumtë nga vise të ndryshme.

Ndërkaq, ora e parë e mësimit edhe këtë vit në të gjitha shkollat e Kosovës i është kushtuar Epopesë së UÇK-së.

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mësimdhënësit iu shpjeguan nxënësve historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Me këtë rast edhe nxënësit patën mundësinë të tregojnë rrëfimet personale që kanë dëgjuar nga familjarët e tyre.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights