Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike pasi do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje si dhe shpresën te të rinjtë.

Më tej duke iu referuar vendimit të KQZ, Meta thekson se asgjë nuk i ndal dot kandidatët tanë, kandidatët e primareve për t’u regjistruar, për të konkurruar dhe për të fituar në këto zgjedhje.

 

“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron.
Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. ✌️🇦🇱”, shkruan Meta.

 
 

“Asgjë nuk i ndal dot kandidatët tanë, kandidatët e primareve për t’u regjistruar, për të konkurruar dhe për të fituar në këto zgjedhje, të cilat HISTORIKE, jo thjesht për të çrrënjosur monizmin në nivel vendor dhe korrupsionin e frikshëm në këto katër vite në pushtetin lokal, por njëkohësisht edhe për të çrrënjosur në themele gjithë këtë sistem piramidal, gangster që vetëm përjashton qytetarët dhe vetëm shpërdoron taksat e tyre”, deklaroi Meta.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights