Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kampionati Evropian 2023 për hedhje shtize, çekiçi e gjyleje ka rikonfirmuar sukseset e atletes me origjinë shqiptare Elina Xhengo, e cila garon për Greqinë. Elina Xhengo është shpallur kampione evrope për hedhje shtize, duke arritur rezultatin 63,65 metra.

“Një tjetër sukses i madh për sportet greke”, e cilësoi ambasada greke në Shqipëri, fitoren e Elinës, në një postim në rrjetet sociale.

Po ky kampionat ka sjellë një tjetër medalje, për një tjetër sportist shqiptar. Atleti nga Kosova, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23. Muhamet Ramadani e hodhi gjylen në largësinë 19.28 metra

Kampionati Evropian i Hedhjeve u mbajt fundjavën që lamë pas, në Leiria të Portugalisë. Këto medalje janë një ogur i mirë për këta atletë, për në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024.

 
 
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights