Një aksident është regjistruar ditën e sotme në një minierë të Bulqizës.
Për pasojë ka mbetur i lënduar një 50 vjeçar.
Fatmirësisht 50 vjeçari Shkëlqim Kala është jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se ai është dërguar në spitalin e Bulqizës pasi ka marrë lëndime në këmbë.
“Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.”
https://www.facebook.com/blueledED/

