📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Zevendespresidenti amerikan jd vance e1743248730709 1024x562

Gjatë vizitës së tij në Groenlandë, zv.presidenti amerikan JD Vance akuzoi Danimarkën për neglizhencë ndaj ishullit të Groenlandës.

“Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë. Ju nuk keni bërë një punë të mirë për popullin e Groenlandës.

Ju keni investuar pak tek populli i Groenlandës dhe po ashtu keni investuar pak në arkitekturën e sigurisë së kësaj toke të bukur që ka njerëz të jashtëzakonshëm.

Kjo duhet të ndryshojë.

Dhe për shkak se nuk ka ndryshuar, kjo është arsyeja pse politika e Presidentit Trump në Groenlandë është ajo që është”, është shprehur zëvendëspresidenti JD Vance.

Në fjalën e tij, Vance u përpoq të siguronte popullin e Groenlandës se SHBA nuk do të përdorte forcën ushtarake për të marrë ishullin nga Danimarka. Në vend të kësaj, ai u kërkoi vendasve të ndërpresin lidhjet me Danimarkën, e cila ka kontrolluar rajonin që nga viti 1721.

Ai u shpreh gjithashtu se Rusia, Kina dhe kombet e tjera po shfaqin një “interes të jashtëzakonshëm” për rrugët detare dhe mineralet në këtë rajon.

Më herët gjatë javës, Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, akuzoi SHBA-në për presion të papranueshëm ndaj Groenlandës dhe Danimarkës për të hequr dorë nga territori, duke theksuar: “Është presion që ne do t’i rezistojmë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights