Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Gjatë protestës në Bërxullë njëri prej banorëve ka kërcënuar se në tubimin e radhës do kryejë aktin e rëndë të vetëflijimit nëse nuk do marrë zgjidhje.

Sipas tij kryeministri Rama po fshihet pas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku në këtë çështje, ndërsa kërcënoi se do vetëflijohet në protestën e radhës.

Ai u shpreh se nëse nuk do marrë zgjidhje për pronën “do marrë benzinë dhe shkrepëse” dhe do vetëflijohet.

“Kryeministri fshihet pas Ballukut, paçin faqen e zezë. të vish këtu dhe të bësh këto veprime me fshatarët është e paimagjinueshme, mos ta vonojë më, ai kryeministër, ajo ministre, ata drejtorë e qeveritarë.

Të vijnë brenda javës dhe ta zgjidhim përfundimisht.

Ne nuk jemi kundër rrugës dhe zhvillimit por duam hakun tonë. Le të negociojmë, unë jam fshatar kam pikëpamjet e mia, nuk shkoj dot në qytet.

Radhën tjetër do marr shishen e benzinës, shkrepësen dhe do vetëflijohem këtu, qofsha më i poshtri po nuk e bëra, u jap fjalën, herën tjetër do flijohem këtu. Është toka jonë”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights