Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 ELBASAN- Mungesa e gjyqtarit të çështjes, Elton Frashëri ka bërë që të shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Vendimi për shtyrjen e seancës është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia.

Tahiri ka kërkuar ulje të dënimit me 1 vit e 6 muaj burg pasi pretendon se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës ka shlyer 1.6 vjet nga dënimi që shqiptoi Gjykata e Apelit.

Kujtojmë se edhe seanca e 10 ditëve më parë u shty pasi prokurori i çështjes kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me detajet e dosjes, që ka paraqitur pala mbrojtëse e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata e Elbasanit pritet të caktojë datë e radhës për mbajtjen e seancës në ngarkim të ish-ministrit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights