📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kursk 1024x571

Në frontin e luftës së Ukrainës duket se po hidhen hapat e para drejt uljes së armëve. Këto filmime tregojnë pasojat e shkatërrimeve që kanë lënë pas luftimet në disa fshatra të rajonit rus të Kurskut, aty ku ushtarët ukrainas kanë nisur të tërhiqen.

Pamjet u publikuan nga ushtria ruse që ka nisur të rikthejë kontrollin në këto zonat e rëna në duart e ukrainasve që prej gushtit 2024.

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të mërkurën një vizitë të paparalajmëruar në zonat nga ku ukrainasit janë larguar në Kursk.

Ushtarët e kapur ukrainas, ai tha se autoritetet ruse duhet t’i trajtojnë si terroristë.

Zhvillimet vijnë pasi ukrainasit sinjalizuan gatishmërinë për paqe në takimin me amerikanët në Arabinë Saudite të martën.

Plani i armëpushimit 30-ditor i paraqitet këtë të enjte palës ruse nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova tha se Moska ishte gati të diskutonte që sot për paqen.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të diskutojë këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump për Ukrainën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights