Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka depozituar sot në Kuvend amendamentin për një ndryshim në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se “sot depozitova në Kuvend një amendament në lidhje me draft ligjin për tatimin mbi të ardhurat që parashikon tatimin në 23% për profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla”.

“Kështu, qeveria parashikon t’u marrë 20 milionë euro thuajse 17 mijë profesionistëve të lirë duke diskriminuar të vetëpunësuarit, duke shkelur barazinë dhe ofruar pabarazinë, mos vlerësim i punës, shkelja me këmbë e mundit edhe investimit  dhe duke shkelur jo pak herë standardet kontabël. Shqipëria ka nevojë për një sistem taksash ku në qendër është individi dhe jo qokat e qeverisë. Tatimi socialist po gërryen edhe më shumë të ardhurat e shtresës së mesme”, shkruan ajo.

Tabaku propozon në projektligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat” të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: Neni 1- Ne nenin 69 “Dispozitë kalimtare”, pika “1”, nënçështja “dh”, ndryshohet si më poshtë vijon:  Për: i. individët tregtarë; ii. të vetëpunësuarit, si dhe; iii. entitet, me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri në fund të vitit 2029.

Tabaku sqaron se, amendamenti synon që të përjashtojë nga vendosja e një tatim fitimi mbi gjithë biznesin e vogël dhe profesionistët e lirë duke i shmangur ato një politikë fiskale dhe tatimore diskriminuese dhe regresive.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights