📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ajola xoxa 1 770x433

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Xoxa qëndroi për rreth 20 minuta në ambientet e SPAK, ku ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj, Emir Bejta. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj nuk ka preferuar që të japë një prononcim për mediat.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Referuar SPAK, është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Ndërkohë, me vendim të GJKKO-së, ndaj Veliajt është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights