📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kontrabande mallrash 1024x647

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mission failed” janë arrestuar në flagrancë dy 24-vjeçarë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjatë operacionit në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”, uniformat blu kanë ndaluar automjetet me drejtues të rinjtë. Gjatë kontrollit në këto 2 automjete, Policia ka gjetur veshje të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur nga Greqia në Shqipëri pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për Drejtorin e Degës Doganore Kapshticë, 46-vjeçarin me iniciale D. Ç., përgjegjësin e turnit, 38-vjeçarin me iniciale V.N. dhe 2 doganierë, përkatësisht 45-vjeçarin me iniciale K.P. dhe 40-vjeçarin meiniciale R.M. Ata dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave sipas ligjit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights