Celibashi 696x405

Kryekomisioneri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha sot se afati për regjistrimin e partive politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit është 25 shkurti, ndërsa afati për koalicionet është 7 marsi.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Celibashi u shpreh se më 25 mars do të nisë edhe prodhimi i fletëve të votimit.

“Tashmë ligjërisht është e konfirmuar që pagesat për dërgimin e fletës së votimit tek votuesit dhe kthimi pranë KQZ, do të paguhen në nga buxheti i shtetit.  Ky proces do të realizohet nga një Komisioni i cili përbëhet prej katër antarësh dhe sekretari, të cilët emërohen nga Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve. Dy anëtarë propozohen nga partia më e madhe e shumicës parlamentare, dy anëtarë të tjerë propozohen nga partia më e madhe e pakicës parlamentare. Sekretari i Komisionit emërohet mbi bazë të aplikimeve të lira dhe duhet të jetë me profesion jurist. Grupet e numërimit do të përbehen nga dy anëtarë, një caktohet nga partia më e madhe e pakicës parlamentare, dhe anëtari tjetër nga partia me madhe e pakicës parlamentare”, tha Celibashi.

Ai sqaroi se “një parti politike, që do të regjistrohet si subjekt zgjedhor duhet ta paraqesë këtë kërkesë jo më vonë se 75 ditë nga data e zgjedhjeve. Kërkesa për regjistrimin e koalicioneve duhet të depozitohen në KQZ, kjo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve, pra 25 shkurti është data kur përfundon afati për depozitimin kërkesave të partive për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor.  Më 7 mars përfundon afati i kërkesave të depozitimit për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 mars, përfundon afati për depozitimin e listave shumëemërorë të kandidatëve. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve. Më 25 mars përfundon afati i miratimit të listave shumë-emërore “, tha Celibashi.

Ai shtoi se “këtë vit janë 114 780 votues që votojnë për herë të parë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights