Pas takimit që po zhvillohet në pallatin e Riadit në Arabinë Saudite për fundin e luftës në Ukrainë, Kina ka reaguar duke thënë se pret që të gjitha palët të ulen së bashku për negociatat e paqes, pasi Kievi dhe aleatët europianë janë përjashtuar.
“Kina mirëpret të gjitha përpjekjet kushtuar paqes, përfshirë konsensusin mbi negociatat e arritura midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtyp.
“Në të njëjtën kohë, Kina pret që të gjitha palët e përfshira dhe palët e interesuara të marrin pjesë në procesin e negociatave në kohën e duhur.”
