Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi në fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë tha se nuk e kupton logjikën e akuzës ndaj tij.
Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë vrasje, në asnjë burgosje dhe në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë.
“Unë nuk e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë është ushtruar dhunë sistematike, vrasje, burgosje, tortura e dëbime, unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat dënimet jo vetëm pse janë ushtuar ndaj popullit tonë dhe meje personalisht por sepse i konsideroj si tejet të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën do të thotë se unë, Jakup Krasniqi, asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, në asnjë burgosje, në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë. Integriteti im intelektual dhe njerëzor më ka mundësuar ta kem të qartë se cilat mjete duhet përdoren për realizimin e çlirimit kombëtar në luftë kundër atyre që përpiluan dhe zbatuan gjenocid ndaj nesh”, tha ai.