Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur detaje nga biseda e zhvilluar sot gjatë takimit me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann dhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Në një postim në rrjete sociale Celibashi u shpreh se në fokus të takimit ishte përgatitja për zgjedhjet e 14 majit.

“Në KQZ sot me ambasadoren e BE, Christiane Hohmann dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim, trajtuam përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit, keqpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatën, ndodhjen e blerjes së votave, transparencën e financimit të zgjedhjeve dhe integritetin e kandidatëve”, u shpreh Celibashi.

Ambasadorët Hohmann dhe Kim, sipas tij, theksuan se zgjedhjet e 14 majit janë një test i vërtetë për avancimin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë drejt tyre.

“Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kjo periudhë parazgjedhore e vitit 2023 tregon dyfishim të raportimit të subjekteve shtetërore në KQZ, ndalim të rreth 20 ngjarjeve publike dhe trefishin e numrit të sanksioneve të KQZ-së”, vijoi Celibashi.

“I sigurova ambasadoret Kim dhe  Hohmann se KQZ do të mbetet etikisht e paanshme dhe do të funksionojë vetëm në përputhje me ligjin. I shpreha mirënjohjen time ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së për mbështetjen e tyre të fortë dhe të vazhdueshme ndaj KQZ”, shkruan Celibashi.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights