Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se Kina ka “një rol të madh për të luajtur në ndërtimin e paqes”, pak përpara bisedimeve me homologun e tij kinez Xi Jinping që pritet të fokusohet në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Jam i bindur se Kina ka një rol të madh për të luajtur në ndërtimin e paqes. Kjo është ajo që kam ardhur për të diskutuar, për të ecur përpara,” shkroi Macron në Twitter në gjuhën kineze, franceze, dhe angleze.

“Me presidentin Xi Jinping do të flasim gjithashtu për bizneset tona, klimën dhe biodiversitetin dhe sigurinë ushqimore”, shtoi Macron.

Më herët, Macron foli për konfliktin në Ukrainë me kryeministrin kinez Li Qiang.

”Ata diskutuan gjithashtu aksesin e kompanive franceze në tregun kinez, veçanërisht në aviacion, ushqim dhe sektorin financiar”, sipas Pallatit Élysée.

Macron gjithashtu foli për një samit që do të mbahet në Paris në qershor, në të cilin Kina do të luajë një rol.

Qëllimi është financimi i luftës kundër varfërisë dhe tranzicionit ekologjik.

Në një takim me kryetarin e komitetit të përhershëm të parlamentit kinez, Zhao Leji, Macron theksoi ndikimin e luftës në Ukrainë në sigurinë dhe ekuilibrin strategjik global.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights