Një 52-vjeçar më inicialet S. I. ka rënë në prangat e policisë pasi ka përplasur për vdekje këmbësorin, 68-vjeçarin B. Rr me automjetin e tij.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shijon, ku viktima edhe pse është dërguar në spitalin e Elbasanit nuk ka mundur t’u shpëtojë dëmtimeve të marra.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: S. I., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights